1. STRUKTURA E ABSTRAKTIT
Abstrakti duhet të përmbajë këto pjesë të strukturuara:
- Titulli: Duhet të jetë i qartë dhe konciz, duke reflektuar përmbajtjen e punimit (maksimumi 25 fjalë, pa shkurtesa).
- Autorët dhe afilimet: Të gjithë autorët duhet të paraqiten me emër dhe mbiemër. Emri i institucionit ku punon secili autor duhet të shënohet. Profesori/asistenti është obligative të jetë bashkëautor.
- Teksti i abstraktit për hulumtimet origjinale duhet të jetë i ndarë në pjesët vijuese:
- Hyrje
- Qëllimi i studimit
- Materiali dhe Metodat
- Rezultatet
- Përfundimi
- Teksti i abstraktit për prezantim rasti duhet të jetë i ndarë në pjesët vijuese:
- Hyrje
- Prezantimi i rastit
- Përfundimi
2. FIGURA (opsionale)
- Autori mund të përfshijë një (1) figurë që mbështet rezultatet e prezantuara – kjo mund të jetë:
- një tabelë,
- një grafikon, ose
- një fotografi klinike/diagnostike.
- Figura duhet të jetë me rezolucion të mirë dhe të përfshihet brenda të njëjtit dokument Word, e vendosur pas tekstit të abstraktit, me mbishkrim përshkrues.
- Figura nuk zëvendëson tekstin e kërkuar (nuk përjashton përshkrimin e rezultateve në formë të shkruar).
3. KËRKESA TEKNIKE
- Gjuha: Shqip
- Gjatësia: Maksimum 300 fjalë (pa përfshirë titullin, autorët dhe mbishkrimin e figurës)
- Fonti: Times New Roman, madhësia 12 pt
- Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5
- Formati i dokumentit: Microsoft Word (.doc/.docx)
- Emërtimi i dokumentit: Mbiemri_AutoriKryesor_TitulliShkurtuar.docx
4. DORËZIMI I ABSTRAKTIT
- Afati i fundit për dorëzim: 18.05.2025
- Adresa e emailit për dërgimin e abstraktit: [email protected]
- Në email, ju lutemi specifikoni:
- Fushën e punimit (Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Fizioterapi, Infermieri)
- Bashkangjitni: ID për studentët, diplomën për të diplomuarit (gjatë 2 viteve të fundit).
5. VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA
- Të gjitha abstraktet do të vlerësohen nga Komiteti Shkencor bazuar në kriteret: rëndësia shkencore, qartësia, struktura dhe origjinaliteti.
- Vetëm abstraktet që i përmbahen kritereve do të pranohen për prezantim.
- Autorët do të njoftohen për rezultatet deri më: 25.05.2025
6. PUBLIKIMI
- Abstraktet e pranuara do të përfshihen në Librin e Abstrakteve të konferencës.
Udhezime_Abstrakte_Konference_Mjekesi