Ju njoftojmë se kompania “Riga Pharm”, do të financojë pesë bursa për studentët e degës së farmacisë në kuadër të fakultetit të mjekësisë.
Kriteteret e bursave do të jenë:
1. Përparësi kanë studentët që vijnë nga familjet me gjendje jo të mirë ekonomike, apo përfitues të asistencës sociale;
2. Aplikantët duhet të jenë studentë të Degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë dhe të kenë të regjistruar së paku vitin e 4 të studimeve;
3 . Në rastin kur paraqitet numër më i madh i aplikimeve, përparësi kanë kandidatët me notë më të lartë mesatare;
4. Përparësi kanë studentët që udhëtojnë dhe janë me vendbanim jashtë Prishtinës;
5. Studentët që janë përfitues të ndonjë burse tjetër nuk kanë të drejtë aplikimi.
Aplikimi do të jetë online përmes SEMS-it, nga data 3.02.2025- 10.02.2025.