Në Fakultetin e Mjekësisë, me dt. 03.02.2026 u mbajt një takim ndërmjet menaxhmentit të fakultetit dhe përfaqësuesve të organizatës “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)”, z. Orhan Butiq dhe znj. Fortesa Shasivari. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e studentëve.
Gjatë takimit u prezantua programi i organizatës VoRAE, i cili synon fuqizimin e studentëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e lartë, përmes mentorimit, tutorimit akademik dhe mbështetjes së vazhdueshme.
Po ashtu, u diskutuan mekanizmat ekzistues të mbështetjes studentore në Fakultetin e Mjekësisë, përfshirë mentorimin, shërbimet studentore dhe përfshirjen e studentëve në strukturat vendimmarrëse, me theks të veçantë në përfaqësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, së bashku me përfaqësuesit studentorë nga Këshilli i Studentëve të FM-së dhe Parlamenti Studentor në UP, njëzëri shprehën gatishmërinë për të mbështetur studentët në aspektin akademik dhe social, si dhe për të bashkëpunuar me organizatën VoRAE në organizimin e aktiviteteve trajnuese dhe zhvillimore për të gjithë studentët.