Fakulteti i Mjekësisë mirëpret delegacion nga Portugalia, Brazili dhe Kroacia

20 Prill 2026
SHARE

Më 17 prill 2026, Fakulteti i Mjekësisë pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij një delegacion të përbërë nga profesorë dhe përfaqësues akademikë nga Portugalia, Brazili dhe Kroacia.

Mysafirët u pritën nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Sefedin Muçaj, me ç’rast u prezantuan aktivitetet akademike, zhvillimet institucionale dhe prioritetet strategjike të Fakultetit të Mjekësisë. Diskutimet u fokusuan në mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin akademik të stafit dhe studentëve, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjekësisë dhe stomatologjisë.

U theksua rëndësia e ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme ndërinstitucionale, duke u vlerësuar se bashkëpunimi i tillë kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor.

Takime të tilla u vlerësuan si hapa të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të Fakultetit të Mjekësisë dhe forcimit të rolit të tij në rrjetin akademik evropian dhe më gjerë.

Delegacioni ndërkombëtar po qëndron në Kosovë në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare të Stomatologjisë, e organizuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.