Takim me perfaqësues nga BE dhe MASHT

04 Tetor 2024
SHARE

Sot me datën 04.10.2024, menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë priti në takim pune përfaqësuesit e drejtorisë për hulumtim dhe inovacion të Komisionit Evropian dhe të MASHT për të diskutuar rreth programit Horizon Europe. U diskutua për arritjet e deritanishme të projekteve nga Kosova dhe në veçanti nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës si dhe për synimet e ardhshme të përfshirjes së studentëve dhe mësimdhënësve në projekte të BE. Të dyja palët u shfaqën të hapur për bashkëpunim.