Vizita zyrtare e Prof.Asoc.Dr Silvana Bara ,Dekane e Fakultetit te Stomatologjise nga Tirana

18 Tetor 2024
SHARE

Sot, më 18 tetor 2024, patëm nderin të mirëpresim në një vizitë zyrtare Prof. Asoc. Dr. Silvana Bara, dekanen e Fakultetit të Stomatologjisë nga Tirana, e shoqëruar nga Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Prof. Dr. Blerim Kamberi. Ishte një kënaqësi e veçantë të diskutojmë për bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe për zhvillimin e çështjeve akademike dhe shkencore që na presin në të ardhmen.