Vizita Zyrtare e Menaxhmentit të Fakultetit të Mjekësisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKSUK)

06 Nëntor 2024
SHARE

Me dt. 5.11.2024, menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, vizitoi Qendrën Klinike Stomatologjike të Kosovës, pas ftesës për takim të përbashkët nga drejtori ekzekutiv i QKSUK-së, Dr.Sc. Kastriot Meqa.

Në takim u diskutua për aktivitetet me interes të përbashkët, për çështje të rëndësishme për studentët, si dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen ku ndërlidhet pjesa mësimore dhe shëndetësore.  

Meqë në QKSUK organizohet aktivititeti mësimor për studentët e degës së Stomatologjisë,  menaxhmenti i FM-së shfrytëzoi rastin për të parë nga afër edhe sallat ku mbahen ligjëratat, përkatësisht ushtrimet praktike për studentë.    

 Nga të dyja palët u zotua bashkëpunimi në vazhdimësi.