Përshkrim i Përgjithshëm
Trupa Këshillëdhënëse (TK) është organ këshillues pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, i cili kontribuon në zhvillimin akademik, profesional dhe strategjik të programeve të studimit. Trupa Këshillëdhënëse (TK), shërben si urë lidhëse ndërmjet arsimit të lartë, tregut të punës dhe zhvillimeve bashkëkohore në fushat përkatëse.