Këshilli i studentëve

Këshilli i Studentëve, është organ i përfaqësimit të studentëve i cili është zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura, në muajin Qershor 2020.

Këshilli i Studentëve të Fakultetit është i përberë nga studentët, të cilët propozohen nga organizatat studentore, të cilët janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet studentore Këshilli i Studentëve i Fakultetit zgjedhet me mandat dy (2) vjeçar.

Përmes Këshillit si organ përfaqësues, studentët e Fakultetit, i kanë përfaqësuesit të tyre në organet vendimmarrëse të Fakultetit, siç është Këshilli i Fakultetit dhe komisioni i studimeve të Fakultetit.

Gjithashtu studentët e Fakultetit janë organizuar edhe në grupe të ndryshme dhe zhvillojnë aktivitete me interes për studentët, dhe jo vetëm.