Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Në përputhje me misionin dhe vizionin do të përdoren metodat e mëposhtme të mësimdhënies dhe të nxënit që do të mundësojnë zhvillimin e kompetencave. Një çasje e kombinimit të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies është adoptuar, që e bën të mundshme për studentët që të idenitifikojnë dhe përdorin përvojën e tyre, shkathtësitë dhe njohuritë që më së miri i avancojnë ata në procesin mësimor. Kësisoj, kurrikulumi i këtij programi do të lehtësohet nga metodat kryesore, si:
Të mësuarit e mbështetur në ligjërata: Një ambient me diskutim interaktiv do të krijohet për të shpjeguar aspektet teorike të shkencave shëndetësore, menaxhimit, ligjit, ekonomisë dhe kontekstit organizativ. Një ambient mbështetës në klasë do të krijohet, ku studentët do të presin të marrin feedback dhe të mësojnë nga përvoja dhe njohuritë e studentëve tjerë dhe ligjëruesit.
Të mësuarit e mbështetur në probleme: Studentët do të punojnë në grupe të vogla që të ekzaminojnë historitë e rastit. Ideja është që studentët të punojnë bashkarisht në një ekip në mënyrë që të arrijnë të dyja, edhe të mësuarit e subjektit edhe transferimin e shkathtësive në punën grupore. Kjo metodë vë theks të veçantë në të mësuarit e vetërregulluar të mbështetur nga udhëzimet, ku të kuptuarit është përforcuar nëpërmjet aplikimit në problemin, detyrën apo përvojën e punës.
Të mësuarit e mbështetur në praktikë: Programi do të ofrojë mundësi për studentët që të marrin përgjegjësi dhe punë në një ambient të kujdesit shëndetësor si anëtarë të ekipeve me mbikëqyrje nga mentorët. Gjatë fazës praktike studentët do të mësojnë për modelet e menaxhimit në mjediset e kujdesit shëndetësor dhe do të trajnohen që të përdorin teoritë dhe konceptet për të kuptuar dhe reflektuar në mënyrë kritike gjatë praktikës.
Detyra për të vëzhguar dhe reflektuar mbi praktikën do të jepen nga mësimdhënësit dhe rezultati i të mësuarit do të dorëzohet te mësimdhënësi në formën e një raporti të shkruar nga studenti.
Të mësuarit reflektiv: Inkurajimi i studentëve dhe ekipeve që të reflektojnë në aktivitetet dhe proceset e punës së përbashkët, me fokus në përdorimin e shërbimeve të kujdesit, mund të zhvillojë kuptimin e rolit dhe vlerave të profesioneve tjera.
Të mësuarit e mbështetur në hulumtim: studentët do të fitojnë një kuptim të thellë të metodologjisë së hulumtimit dhe do të marrin pjesë në projektet hulumtuese të realizuara nga Fakulteti i Mjekësisë. Studentët do të punojnë gjithashtu në temën e tyrë të diplomës duke u shërbyer me këto njohuri.
E-mësimi: Për programin poashtu kjo do të thotë monitorim të progresit të të mësuarit të studentëve, si dhe mbështetje për fillimin e procesit të vetëmësimit. Mësimi do të bëhet duke përdorë nivele të ndryshme të metodave didaktike, si psh. të mësuarit e orientuar kah subjekti, si dhe qasja me metoda të ndërmjetme didaktike.
Sistemi i informacionit për universitetet është i bazuar në teknologjitë më moderne dhe shërben për të ndihmuar organizimin e procesit të mësimit, nëpërmjet të cilit do të mund të përmbushet ligjerimi, testimet, publikimi i rezultateve të testit, regjistrimi i moduleve, aplikimi për testim, komunikimi me të gjithë pjesëmarrësit në ligjerata, dërgimi i informatave nga pedagog te të gjithë pjesëmarrësit në ligjerata etj.

Linku i Qendrës për përsosmëri në Mësimdhënie: https://qpm.uni-pr.edu