Gjatë vitit 2021 aktivistët studentor janë angazhuar që të përfaqësojnë sa më mirë interesat e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Krahas studimeve, studentët kanë organizuar disa aktivitete e trajnime të ndryshme, ndër të cilat:
- Rregullimi i hapësirës para Bibliotekës së Fakultetit të Mjekësisë e cila tani shfrytëzohet si pushimore nga studentët.
- Me inicativën e studentëve, në bashkëpunim me Menaxhmentin e Dekanatit të Fakultetit, janë siguruar donacione për pajisjen me Wi-Fi dhe digjitalizimin e Bibliotekës.
- Me angazhimin e studentëve të të gjitha njësive akademike janë larguar tarifat për të gjithë ata që e regjistrojnë semestrin për herë të parë.
- Përmes Organizatës së Studentëve të Mjekësisë së Kosovës (KOMS) janë organizuar :
- Shkolla për mjekët e rinj – punëtori për leximin e EKG
- Diskutim për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për kancerin
- Vullnetarët e KOMS, studentë të Fakultetit të Mjekësisë, iu bashkuan task-forcës për vaksinimin anti-COVID19
- Diskutim për Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për të promovuar parandalimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve të lidhura me punën në të gjithë botën.
- Trajnime për vetëdijësim të kancerit të gjirit
- Workshop “In the Clinics”