Procesi i Akreditimit të Programit Master në Shëndet Publik në Fakultetin e Mjekësisë

17 Mars 2025
SHARE

Sot, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, u zhvillua një moment i ri për arsimin e lartë në Kosovë – procesi i parë i akreditimit nga ekspertët ndërkombëtarë për programin Master në Shëndet Publik. Ky program, i cili synon të përgatisë profesionistë të aftë për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe mirëqenien e popullatës, shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin akademik dhe profesional në fushën e shëndetësisë publike.
Takimi i parë u mbajt me menaxhmentin e Fakultetit të Mjekësisë, ku u diskutua vizioni dhe rëndësia strategjike e programit. Gjatë procesit të vlerësimit, ekspertët ndërkombëtarë analizuan strukturën akademike, kurrikulën, standardet e cilësisë, arsyeshmërinë dhe pika të tjera në interes të programit.
Takimet tjera vazhduan me bartësit e programit, profesorët, anëtarë të trupës këshilldhënëse etj.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë akterët që kontribuan në ideimin dhe përpilimin e raportit për akreditim.
Ky është një hap i madh për Fakultetin e Mjekësisë dhe për të ardhmen e shëndetit publik në Kosovë.