Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë shpreh mirënjohjen e tij ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e kërkesës sonë dhe procedimin e mëtejmë në Qeverinë e Kosovës për miratimin e saj. Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit tonë për ndërtimin e objektit të Degës së Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë, duke kontribuar kështu në avancimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe në riakreditimin e programit të Farmacisë.