Po mbahet punëtoria dy ditore ONE HEALTH me ekspertët e Fakultetit të Mjekësisë, UP dhe ekspertët nërkombëtarë
Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë po mbahet punëtoria dy ditore One Health me ekspertët e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës, Universiteti Justus Liebig, Giessen në Gjermani, Universiteti Ivane Javavakhishvili në Tbilisi, Gjeorgji, Kolegji Heimerer, Prishinë. Ndër ekspertët e shumtë i pranishëm është profesori i nderuaruar Reiner Waldhardt, nga Universiteti Justus Liebig Giessen, i cili kontribuon për 20 vjet duke ftuar gjeneratën e re kosovare në studimet e doktoratës në Gjermani.
Fakulteti i Mjekësisë është nikoqir i punëtorisë One Health,nën udhëheqjen e Profesor Lul Raka, në një ngjarje që bashkon ekspertë nga mjekësia humane, mjekësia veterinare dhe shkencat mjedisore.
Kjo nismë është më shumë se thjesht një shkëmbim akademik – është një domosdoshmëri për të adresuar sfidat urgjente shëndetësore të botës sonë gjithnjë e më të ndërlidhur.
Qasja One Health njeh lidhjen e pandashme midis shëndetit të njeriut, kafshëve dhe mjedisit. Sfidat globale si sëmundjet zoonotike, rezistenca antimikrobike dhe ndryshimet klimatike kërkojnë një përgjigje të integruar ndërsektoriale.
Fakulteti i Mjekësisë është i përkushtuar për të avancuar këtë vizion përmes kërkimit, edukimit dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor.
Fakulteti ynë përpiqet të jetë lider në Ballkanin Perëndimor, i njohur për përsosmëri në edukimin mjekësor dhe kërkimin shkencor.
Duke përqafuar inovacionin dhe teknologjinë, ne synojmë të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit, të fuqizojmë komunitetin mjekësor dhe të bëjmë një ndikim domethënës në kujdesin shëndetësor dhe shëndetin publik.
Strategjia jonë është krijuar për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe për të forcuar pozicionin tonë si një institucion lider në edukimin dhe kërkimin mjekësor. Duke adoptuar një qasje të strukturuar dhe të bazuar në të dhëna, ne synojmë të përmirësojmë shëndetin publik dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor, si në Kosovë ashtu edhe më gjerë.
Ndërkombëtarizimi mbetet një prioritet kyç për Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë pesë viteve të ardhshme, ne do të fokusohemi në forcimin e partneriteteve me universitetet e klasit botëror, duke u angazhuar me të diplomuarit tanë ndërkombëtarë dhe diasporën shqiptare, si dhe në bashkëpunimin me donatorë globalë të investuar në arsim.
Urojmë një punëtori produktive dhe frymëzuese, të mbushur me diskutime të thella dhe ide novatore që do ta çojnë përpara këtë mision vendimtar duke ofruar mbështetjen plotë të ekspertëve në hulumtimet multidisiplinare.