Me dt. 11.04.2025 në Prishtinë u mbajt Konferenca e Tretë e Shoqatës së Endodontëve të Kosovës,ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë me ligjëratat e tyre shkëmbyen përvojat klinike me profesionistët tanë nga lëmia e Endodoncisë me qëllim të avancimit të trajtimit endodontik.
Konferenca u nderua edhe nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, me çrast me një fjalë përshëndetëse të pranishmit i përshëndeti dhe ju uroi sukses, dekani Prof. Sefedin Muçaj.