Fakulteti i Mjekësisë mirëpriti delegacionin nga Instituti i Biologjisë Mjekësore pranë Akademisë Polake të Shkencave (IMB PAN, Łódź)

21 Maj 2026
SHARE

Sot, Fakulteti i Mjekësisë pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion nga Instituti i Biologjisë Mjekësore pranë Akademisë Polake të Shkencave (IMB PAN, Łódź), në përbërje të Prof. Jarosław Dziadek, drejtor i Institutit, dhe Prof. Alina Minias, së bashku me bashkëpunëtoren e tyre Ass. Dr. Rrezarta Bajrami nga Fakulteti i Mjekësisë, IKShPK – Departamenti i Mikrobiologjisë.

Vizita u shoqërua nga prodekania për infrastrukturë, Prof. Miranda Stavileci, dhe Prof. Armond Daci, të cilët i pritën në laboratorin e Fakultetit, ku delegacioni u informua lidhur me projektet dhe aktivitetet shkencore që zhvillohen në këtë institucion.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, programet PhD, shkëmbimi i stafit dhe studentëve, si dhe iniciativat e përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor.