Takim pune për renovimet infrastrukturore në Fakultetin e Mjekësisë

25 Maj 2026
SHARE

Sot, me dt. 25.05.2026 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, u mbajt takimi me Grupin Punues përgjegjës për hartimin e specifikimeve teknike për renovime në UP.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet infrastrukturore të Fakultetit të Mjekësisë për vitin 2026, përfshirë krijimin e sallave të reja të mësimit, rregullimin e hapësirave administrative dhe laboratorike, si dhe renovime në objektet e Stomatologjisë dhe Gjinekologjisë.

Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë  falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ekspertët për bashkëpunimin profesional në funksion të përmirësimit të kushteve për studentët dhe stafin akademik.