U mbyllën me sukses punimet e Konferencës së Dytë Studentore të Fakultetit të Mjekësisë, një ngjarje që dëshmoi përkushtimin, kreativitetin dhe potencialin shkencor të studentëve tanë.
Gjatë këtyre katër sesioneve, pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantojnë dhe të diskutojnë punime shkencore, të shkëmbejnë përvoja dhe ide, si dhe të kontribuojnë në avancimin e kulturës kërkimore në fakultetin tonë.
Me bindjen se kjo konferencë do të shndërrohet në një traditë të qëndrueshme akademike, lëmë takim për vitin e ardhshëm, me edhe më shumë ide, bashkëpunime dhe arritje shkencore.
E ardhmja e studentëve tanë dhe e shëndetësisë në Kosovë është e ndritur, dhe ne mbetemi të përkushtuar për ta ndërtuar atë së bashku!

