Vizita e Rektorit të UP-së në Fakultetin e Mjekësisë

17 Dhjetor 2024
SHARE

Më 13 dhjetor 2024, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Arben Hajrullahu, i shoqëruar nga prorektorët, vizitoi Fakultetin e Mjekësisë. 

Në takim morën pjesë Dekani i Fakultetit, Prof. Sefedin Muçaj, prodekanët, shefat e departamenteve dhe përfaqësuesit e studentëve.

Gjatë vizitës u prezantua sistemi elektronik për evidentimin e procesit mësimor përmes QR kodeve, duke lehtësuar monitorimin dhe menaxhimin akademik. Po ashtu, u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës, kushteve mësimore dhe mundësive për zhvillim profesional të stafit dhe studentëve.

Vizita përfshiu inspektimin e laboratorëve, hapësirave mësimore dhe bibliotekës, duke reflektuar përkushtimin e menaxhmentit të UP-së për avancimin akademik dhe shkencor të Fakultetit.