Të nderuar studentë të vitit të parë,
Është kënaqësi dhe nder që t’ju mirëpresim si gjeneratën më të re të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Ju njoftojmë se të hënën, më datë 15 shtator, me fillim nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Dekanatit të Ri do të organizohet ceremonia e mirëpritjes për studentët e rinj.
Pas ceremonisë do të mbahet edhe Orientation Day, ku do të keni mundësi të njiheni me sallat, sistemin e mësimit, kampusin dhe ambientet e tjera të fakultetit.
Ju ftojmë të merrni pjesë!