Në përputhje me obligimet që burojnë nga Vendimi i Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë me nr. ref. 4491, dt. 03.06.2025, dhe bazuar në raportin përfundimtar të Komisionit për provimin pranues të vitit akademik 2025/2026, të miratuar në mbledhjen e Këshillit Mësimor të Fakultetit të Mjekësisë me dt. 18.09.2025, menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë përcjell për shqyrtim dhe procedim më tutje Raportin Përfundimtar të procesit të pranimit.
Komisioni për provimin pranues, pas shqyrtimit të listave përfundimtare të kandidatëve të pranuar, ka konstatuar se kanë mbetur vende të paplotësuara, dhe në përputhje me pikën II, nën-pika 10 të Rregullave të Konkursit (nr. 1/533, dt. 30.06.2025 dhe nr. 2/48, dt. 03.09.2025), mbushja e vendeve të lira bëhet nga lista e kandidatëve që kanë kaluar pragun e kalueshmërisë, duke u respektuar renditja sipas pikëve dhe dispozitat përkatëse të konkursit. ( Shihe të bashkangjitur në shkresën - tabelat sipas degëve të FM)
Në këtë drejtim, Fakulteti i Mjekësisë propozon që raporti përfundimtar (Vendimi) i Komisionit të pranohet dhe të procedohet për miratim në instancat e radhës, sipas normativave ligjore dhe rregulloreve të Universitetit të Prishtinës.
Vendimi i Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë per Raportin Perfundimtar per procesin e pranimit 2025-2026