Fakulteti i Mjekësisë, Programi i Farmacisë, shpall thirrjen për aplikim për mobilitet studentor (shkëmbim) në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Mjekësor të Lublinit (Uniwersytet Medyczny w Lublinie), Poloni, për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë /Programi Farmaci (Viti V)
Puna eksperimentale për teme të diplomës
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.
Mënyra dhe Afati i Aplikimit
Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]. Afati i fundit për aplikim: 15 shkurt 2026