Sot, para ekspertëve ndërkombëtarë, prezantuam raportin e vetë-vlerësimit në kuadër të procesit të ri-akreditimit të Programit të Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Ky program, i cili ka filluar në vitin 1996, ka luajtur një rol kyç në përgatitjen e farmacistëve të ardhshëm dhe në avancimin e shkencës farmaceutike në vend. Procesi i ri-akreditimit është një hap i rëndësishëm për garantimin e cilësisë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programit në përputhje me standardet ndërkombëtare të arsimit të lartë.