Falënderim nga Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë për miratimin e vendimit nga Qeveria e Kosovës për bartje të së drejtës së shfrytëzimit të parcelës sipas këtij vendimi, me qëllim të ndërtimit të objektit për Degën e Farmacisë – Universiteti i Prishtinës

22 Mars 2025
SHARE

Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë shpreh mirënjohjen e tij ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e kërkesës sonë dhe procedimin e mëtejmë në Qeverinë e Kosovës për miratimin e saj. Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit tonë për ndërtimin e objektit të Degës së Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë, duke kontribuar kështu në avancimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe në riakreditimin e programit të Farmacisë.