Procesi i Reakreditimit të Programit të Stomatologjisë

17 Prill 2025
SHARE

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan takime të rëndësishme ndërmjet ekspertëve ndërkombëtarë dhe akterëve të përfshirë në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi i Stomatologjisë. Takimet nisën me menaxhmentin e Fakultetit, për të vazhduar me mësimdhënësit, bartësit e programeve, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, studentët, të diplomuarit si dhe përfaqësues të punëdhënësve.

Fakulteti i Mjekësisë, me një traditë 50-vjeçare në drejtimin e Stomatologjisë, është krenar për gjeneratat e shumta të stomatologëve të shkëlqyer që ka nxjerrë ndër vite.

Në këtë rast, meriton një falënderim të veçantë ekipi i bartësve të programit për përgatitjen e raportit vetëvlerësues, i cili është vlerësuar lartë nga ekspertët ndërkombëtarë. Gjithashtu, një mirënjohje e veçantë shkon për gjithë stafin akademik dhe administrativ për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në misionin e edukimit dhe përkrahjes së studentëve.