Të dashur studentë,
Ju njoftojmë se më 04 qershor 2025 do të organizohet Konferenca e Parë Studentore në Fakultetin e Mjekësisë.
🎓 Ftohen të marrin pjesë me abstrakte:
🔹 Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, nga të gjitha drejtimet
🔹 Studentët e programeve Master
🔹 Studentët e Doktoratës
🔹 Të diplomuarit në Fakultetin e Mjekësisë brenda dy viteve të fundit
📌 Dorëzimi i abstrakteve:
🗓️ Afati i fundit për dorëzimin: 18 maj 2025
📝 Abstraktet mund të jenë:
▪️ Hulumtime origjinale
▪️ Raporte rastesh
👥 Përveç studentit, mentori duhet të përfshihet si bashkëautor.
🎤 Formatet e prezantimeve të pranuara:
✔️ Prezantime orale
✔️ Prezantime në formë posteri
Ju mirëpresim!
📢 NJOFTIM PER KONFERENCE