Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë zhvilloi një takim me koordinatorin e Fondacionit “Vildana”, z. Labinot Kunushevci, fondacion i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesi i studentëve, Bajram Mehmeti, si dhe studentë përfitues të bursave nga ky fondacion.
Gjatë takimit u prezantua aktiviteti i fondacionit, i cili ka ndarë mbi 50 bursa për studentët shqiptarë nga Kosova dhe rajoni, prej të cilave 40 për studentët e Universitetit të Prishtinës. Bursat ofrohen çdo muaj deri në përfundim të studimeve (bachelor dhe master), ndërsa përparësi në përzgjedhje kanë aplikantët nga familje me shumë studentë, ata që nuk kanë njërin nga prindërit, si dhe ata që studiojnë në drejtime më të kushtueshme.
Menaxhmenti i Fakultetit vlerësoi lart këtë kontribut, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe gatishmërinë për të përkrahur iniciativa të tilla.