Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës u përfaqësua me sukses në ESC Preventive Cardiology Congress, i mbajtur në Lubjanë nga 23–25 prill, duke dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në kërkimin shkencor dhe prezencë dinjitoze në skenën ndërkombëtare.
Prof. Asoc. Aurora Bakalli realizoi gjashtë prezantime shkencore në bashkëpunim me mjekët e rinj të diplomuar të Fakultetit të Mjekësisë: Bardha Kelmendi, Buna Mustafa, Andi Jashari, Guxim Bytyçi, Lis Sllamniku dhe Jehona Telaku. Ata prezantuan pjesë nga temat e tyre të diplomës, të zhvilluara nën mentorimin e Prof. Asoc. Aurora Bakalli, duke reflektuar cilësi në hulumtim dhe përgatitje të mirë akademike. Prezantimet e tyre njëkohësisht dëshmojnë për niveli dinjitoz të hulumtimeve shkencore që zhvillohen në Fakultetin e Mjekësisë dhe për përgatitjen e lartë të kuadrove të reja.
Po ashtu, As. Xhevdet Krasniqi u prezantua me një temë shkencore, duke kontribuar në mënyrë cilësore në programin e kongresit.
Në total, përfaqësuesit nga Fakulteti i Mjekësisë kontribuan me shtatë prezantime, ndërsa abstraktet e tyre do të publikohen në suplementin e European Journal of Preventive Cardiology (IF ≈ 7.5), duke rritur dukshëm vizibilitetin akademik dhe shkencor të institucionit në nivel ndërkombëtar.