Sot më 28 prill 2026 u mbajt takim i rëndësishëm i menaxhmentit me ekspertët ndërkombëtarë, në kuadër të procesit të akreditimit të programit të Masterit në Shëndet Publik. Gjatë këtij takimi u diskutuan në mënyrë të detajuar strukturat akademike, përmbajtja kurrikulare, metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit, si dhe përputhshmëria e programit me standardet bashkëkohore në fushën e shëndetit publik.
Gjatë takimit u vlerësua përkushtimi institucional dhe angazhimi i stafit akademik në zhvillimin e një programi cilësor dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht, u ofruan rekomandime konkrete për avancimin e mëtejmë të cilësisë, me fokus në forcimin e komponentës kërkimore dhe rritjen e ndërveprimit me institucionet relevante të shëndetit publik.
Menaxhmenti shpreh mirënjohje të veçantë për bartësit e programit dhe mësimdhënësit për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij programi.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe profesionale, duke reflektuar bashkëpunim të ngushtë dhe vullnet të përbashkët për të arritur standarde të larta akademike. Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të cilësisë dhe avancimit të programit të Masterit në Shëndet Publik.

