Më 17 maj 2026, menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë pati kënaqësinë dhe nderin të marrë pjesë në ceremoninë solemne të organizuar për studentët e viteve përmbyllëse të studimeve.
Ishte një moment i veçantë emocionesh, krenarie dhe reflektimi, ku së bashku me studentët tanë ndamë gëzimin e përfundimit të një etape shumë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre akademik.
Në këtë ceremoni u vlerësua puna, përkushtimi, sakrifica dhe angazhimi shumëvjeçar i studentëve tanë, të cilët tashmë janë shumë pranë përmbylljes së studimeve dhe hyrjes në profesionet fisnike të mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe infermierisë.
Fakulteti i Mjekësisë mbetet krenar për secilin student dhe për rrugën që ata kanë ndërtuar me dije, përgjegjësi dhe përkushtim.
Falënderojmë Këshillin Studentor për organizimin e kësaj ceremonie dinjitoze, si dhe familjet e studentëve për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë viteve të studimit.
Studentëve tanë u urojmë shumë suksese në hapat e fundit drejt diplomimit dhe një të ardhme profesionale të ndritur.
Me respekt,
Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë
Universiteti i Prishtinës






