NJOFTIM
Njoftojmë të interesuarit se më datë 06.12.2023 duke filluar nga ora 11:30, në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, Ass.Mr.Ph. Toskë Luan Kryeziu do të mbrojë punimin e doktoratës me titull: “Zhvillimi dhe vlerësimi i aktivitetit citotoksik i nanosistemeve të reja shpërndarëse të vajrave esenciale në linjat e qelizave kanceroze”.
Punimi i doktoratës do të mbrohet para komisionit të përbërë nga:
1. Prof. Asoc. Dr. Rozafa Koliqi – Kryetar,
2. Prof. Asoc. Dr. Armond Daci – Anëtar,
3. Prof. Dr. Arben Merkoçi – Anëtar (nga Instituti Katalan i Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, Spanjë).
Mentor i kandidatit është Prof. Asoc. Dr. Mimoza Basholli-Salihu.