Në fund të muajit dhjetor të vitit 2024, kompania “Riga Pharm” përmes Fakultetit të Mjekësisë ka nënshkruar bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës për financimin e bursave për studentët e degës së farmacisë, si dhe ndarjen e donacioneve tjera për degën në fjalë.
Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë shpreh mirënjohje për kompaninë “Riga Pharm”, kontributi i së cilës do të mbështesë studentët dhe inkurajojë ata në arritjen e rezultateve të shkëlqyeshme gjatë studimeve të tyre.