Takimi i Parë me Doktorantët e Gjeneratës 2024/2025

30 Dhjetor 2024
SHARE

Më 27 dhjetor 2024, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, së bashku me Prodekanen për Mësim dhe Çështje Mësimore, Koordinatorët e Programeve të Doktoratës – Prof. Asoc. Vlora Ismaili-Jaha për Mjekësi Klinike dhe Prof. Asoc. Burim Neziri për Mjekësi Paraklinike, si dhe zyrtaren për studime të doktoratave – mirëpritën në takim 20 kandidatët e doktoratës të pranuar për këtë vit akademik.

Gjatë këtij takimi, kandidatët u përgëzuan për arritjen e tyre të jashtëzakonshme që i renditi ndër më të mirët dhe ju dëshiruam sukses në rrugëtimin e tyre akademik. Njëkohësisht, u rikonfirmua përkushtimi për t’u ofruar programe doktorature të standardeve më të larta dhe mbështetje të vazhdueshme në realizimin e qëllimeve të tyre shkencore.