Në emër të menaxhmentit të Fakultetit të Mjekësisë, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti të shenjtë – dhurimin e gjakut, që është akt shpëtimi jete.
Një falënderim i veçantë i drejtohet Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë për nismën e mrekullueshme, si dhe stafit mjekësor që mundësoi me përkushtim realizimin e këtij akti humanitar.
Gjithashtu, falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit aktivë, të cilët me vullnetin dhe humanizmin e tyre u bënë pjesë e këtij misioni fisnik. Bashkë, kemi treguar se jeta dhe solidariteti janë vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si komunitet.