Më 14 shkurt 2025, u zhvilluan takime gjithëpërfshirëse mes ekspertëve ndërkombëtarë dhe grupeve të ndryshme, duke filluar nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, bartësit e programeve, profesorët, studentët dhe punëdhënësit, me qëllim rifitimin e akreditimit për Programin Bachelor në Fizioterapi. Falenderime të veçanta për grupin e angazhuar të Degës së Fizioterapisë, i cili punoi me përkushtim për përpilimin e Programit.
Rifitimi i akreditimit është një hap kyç për sigurimin e cilësisë në arsim dhe për përgatitjen e fizioterapeutëve të ardhshëm. Uroj që suksesi të kurorëzohet me një vlerësim pozitiv dhe që programi të vazhdojë të rritet.