Partnerët

Trupa këshillëdhënëse e Fakultetit të Mjekësisë u themelua  me  datën 29 qershor 2016 si një mekanizëm komunikimi që inicon dialogun dhe bashkëpunimin në mes të sektorit privat dhe akademisë në aspektin e përditësimit të programeve të studimeve dhe përputhjes së kurrikulave me kërkesat e tregut; zhvillimit të projekteve kërkimore me interes të përbashkët;
ofrimit të praktikës profesionale ashtu që studentët të aplikojnë njohuritë teorike në praktikë dhe rrisin shanset për punësim dhe vetëpunësim pas diplomimit.
Anëtarët e TK-së së të Mjekësisë janë përfaqësues nga odat profesionale, institutucionet publike dhe private, të cilat operojnë fushat përkatëse të ndërlidhura me programet ekzistuese të kësaj njësie akademike si:                 

  • Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK),
  • Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK),
  • Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK)
  • Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK),
  • Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, ,
  • Mjekësia Familjare,
  • Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK),
  • Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK),
  • KompaniaTrefarm dhe
  • Asociacioni i Institucioneve Shëndetësore Private.