Takim zyrtar ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë dhe UNICEF-it

25 Shkurt 2025
SHARE

Sot, në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, u zhvillua një takim zyrtar me përfaqësueset e UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko, Shefe e Zyrës së UNICEF-it, dhe znj. Jehona Luta, Zyrtare për Shëndetësi.

Diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e shëndetit publik, edukimit dhe zhvillimit të fëmijërisë së hershme, me synimin për të forcuar partneritetin dhe për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe edukative për fëmijët.

Në këtë kuadër, Fakulteti i Mjekësisë dhe UNICEF synojnë të formalizojnë këtë bashkëpunim përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit, duke krijuar një kornizë të qëndrueshme për projekte të përbashkëta në fushën e shëndetit publik dhe edukimit mjekësor.

#FakultetiIMjekësisë #UNICEF #ShëndetiPublik #EdukimiMjekësor #Bashkëpunim