Organizimi i shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Degës së Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë

08 Prill 2025
SHARE

Sot, më datë 08.04.2025, në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë u mbajt takimi me Këshillin Organizativ për shënimin e 50-vjetorit të themelimit të Degës së Stomatologjisë.

Takimi ishte i frytshëm dhe u diskutuan në detaje të gjitha aspektet organizative, me qëllim që ky jubile të shënohet dhe të manifestohet në mënyrën më të denjë më 24 prill 2025. Kjo ngjarje përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Fakultetit dhe kontribuon në fuqizimin e identitetit profesional dhe akademik të stomatologjisë në vend.