Vizita e Dr. Ardiana Gjini Beeley në Fakultetin e Mjekësisë

17 Maj 2025
SHARE

Fakulteti i Mjekësisë mirëpriti Dr. Ardiana Gjini Beeley, specialiste e shëndetit publik me përvojë ndërkombëtare dhe Drejtore Ekzekutive për Shëndetin Publik në Uellsin Perëndimor, Mbretëri e Bashkuar.

Gjatë vizitës, ajo u takua me kolegë nga IKSHPK dhe menaxhmentin e Fakultetit, duke diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë në shëndetin publik dhe edukimin mjekësor. Dr. Gjini Beeley ndau përvojat e saj dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare për zhvillimin e kërkimit dhe mësimdhënies.

Kjo vizitë forcon bashkëpunimin mes Fakultetit dhe profesionistëve të diasporës, duke hapur rrugën për projekte të përbashkëta dhe shkëmbim eksperiencash.