Më 12.06.2025, në orën 08:30 në dekanat, u zhvillua një takim i frytshëm me përfaqësueset Cassie Barnhardt, Associate Professor of Higher Education Administration and Policy, Elmaze Gashi, Senior Development Professional, dhe prof. asoc. Pranvera Breznica, të cilat diskutuan me menaxhmentin e Fakultetit të Mjekësisë. Gjatë takimit u trajtuan pikat kyçe:
Mbështetja për reformimin e kurrikulës me analiza arsimore dhe panele nga sektori privat për përafrimin e programeve me nevojat e industrisë.
Bashkëpunimi në zhvillimin e Institutit të Farmacisë, me fokus në kërkime ndërdisiplinore dhe ndarjen e burimeve.
Nevoja për informatikë shëndetësore dhe bashkëpunimi në zhvillimin e kurrikulave, trajnimin e stafit akademik dhe kërkime të përbashkëta.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe frytdhënëse, ku u morën zotime konkrete për mbështetje dhe realizim të këtyre iniciativave në aspekt akademik dhe shkencor.