Sot me datë 20.10.2025, në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë u zhvillua një takim me Prof. Donald E. Letendre dhe Prof. Russell Ganim nga Universiteti i Iowa-s, SHBA, të cilët ishin të shoqëruar nga Prof. Asoc. Pranvera Breznica. Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për funksionalizimin e plotë të Institutit të Farmacisë dhe u shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të praktikave bashkëkohore në fushën farmaceutike. Menaxhmenti i Fakultetit i njoftoi profesorët për ecurinë e ndërtimit të objektit të ri të Farmacisë dhe planet për përfundimin e tij. Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të kapaciteteve akademike të Fakultetit të Mjekësisë dhe Degës / Institutit të Farmacisë. U trajtua gjithashtu mundësia për zgjerimin e bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s në aktivizimin e Degës së Mamisë dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta akademike me qëllim të pavarësimit të Fakultetit të Stomatologjisë, duke synuar ngritjen e mëtejshme të cilësisë dhe autonomisë akademike. Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të kapaciteteve akademike të Fakultetit të Mjekësisë dhe njësive të saj përbërëse.