Takim zyrtar me Rektorin e Universitetit Alma Mater Europaea të Mariborit

02 Shkurt 2026
SHARE

Sot, në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, u mbajt një takim zyrtar me Rektorin e Universitetit Alma Mater Europaea të Mariborit, Prof. Ludvik Toplak, i shoqëruar nga Prof. Nuhi Arsllani, si dhe nga përfaqësues të Kolegjit Rezonanca dhe të Odës së Fizioterapistëve të Kosovës. Delegacioni u prit nga Dekani dhe menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, së bashku me përfaqësues të Degës së Fizioterapisë.

Takimi u përqendrua në finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si vazhdim i vizitës së mëparshme të përfaqësuesve tanë në Universitetin Alma Mater Europaea. Një vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së vazhdueshme për studentët tanë të doktoratës që ndjekin studimet në këtë universitet, për të cilën u shprehën falënderime të ndërsjella.

Palët riafirmuan gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor në kuadër të Universitetit të Prishtinës, përfshirë mbështetjen kadrovike, si dhe pjesëmarrjen bilaterale në konferenca, simpoziume dhe aktivitete të tjera shkencore të organizuara nga institucionet respektive, me qëllim avancimin e arsimit dhe kërkimit shkencor.