Diskutuam mbi modalitetet e bashkpunimit me qëllim të përfshirjes së ekspertëve të fushave të ndryshme, në kuadër të kësaj shoqate në SHBA, në ligjërata virtuale, journal club dhe mentorime të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Poashtu, u bisedua për mundësinë e dërgimit të studentëve të Fakulteti të Mjekësisë në trajnime njëmujore në klinikat e SHBA si internshipe.