Në Fakultetin e Mjekësisë u mbajt takimi lansues i projektit “Ngritja e kapaciteteve hulumtuese në Kosovë

08 Qershor 2023
SHARE

Në Fakultetin e Mjekësisë me date 06.06.2023 u mbajt takimi lansues i projektit “Ngritja e kapaciteteve hulumtuese në Kosovë – Nanopartikulat në Mjedis dhe në Hulumtim Mjekësor - NanoKos”, projekt ky që financohet nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1 milion euro. 

Ky projekt koordinohet nga profesori Armond Daci Profesor në Fakultetin e Mjekësisë, ku UP është partner i përbashkët me Universitetin e Mbretit në Londër (lider), Universitetin e Milanos dhe Universitetin e Parmës. 

Hapjen e takimit e bëri rektori Qerim Qerimi, ndërkaq nisjen e projektit e përshëndetën edhe partnerë e personalitete të tjera të rëndësishme, përfshirë: ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka–Kerliu, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Liza Gashi, shefi i sektorit për bashkëpunim nga zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, shkëlqesia e tij Antonello de Riu.

Ndërkaq, ekipi i koordinatorëve të projektit nga universitetet partnere, i përbërë nga profesorët: Driton Vllasaliu, Guissepe Danilo Norata, Giagiacomo Beretta, Michele Miragoli dhe Armond Daci para të pranishmëve, prezantuan projektin NanoKos.

Projekti paraqet mundësi për trajnim stafit, studentëve të gjitha niveleve në Umiversitetet Partnere, mbështetje në konferenca të fushës, pajisje shkencore, grante dhe projekte shkencore, mbështetje të studiuesve nga Diaspora në Kosovë, për vizita dhe trajnime të stafit dhe studentëve si dhe publikime shkencore prestigjioze. 

Pas takimit u mbajt edhe punëtoria ku studiuesit dhe studentët u njoftuan në mënyrë më të detajuar mbi mundësitë që ofron projekti.

#NanoKos

Për detaje mbi lajmin vizitoni:

 

🔗 https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2134

www.nanokos.org