Takim me perfaqësues nga BE dhe MASHT

04 Tetor 2024
SHARE

Sot, me datën 04.10.2024, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Sefedin Muçaj, bashkë me ekipin e menaxhmentit Prodekanen për arsim, Prof.Asoc. Dr. Aurora Bakalli dhe prodekanin për shëndetësi, Prof. Dr. Naser Ramadani, priti në takim pune përfaqësuesit e Drejtorisë për hulumtim dhe inovacion të Komisionit Evropian, zonjën Anne Haglund-Morrissey (Deputy Head of Unit, International Cooperation, Americas and Europe, Directorate General Research and Innovation, DG R&I)  dhe zonjën Ludmila Nistor Mihajlova (Policy Officer International cooperation, Americas and Europe, Directorate General Research and Innovation, DG R&I), bashkë me përfaqësuesen nga MASHTI, zonjën Qamile Sinanaj (Udhëheqëse në Divizionin për Bashkëpunim Nderkombëtar/ Kordinatore nacionale per programin Horizon Europe) si dhe në praninë e koordinatorit për shkencë të Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Asoc. Armond Daci.
Në takim u diskutua rreth përfshirjes së Fakultetit të Mjekësisë në programin Horizon Europe. U theksuan arritjet e deritanishme të projekteve nga Kosova dhe në veçanti nga Fakulteti i Mjekësisë, si dhe u diskutuan synimet e ardhshme të përfshirjes së studentëve dhe mësimdhënësve në projekte të BE. Të dyja palët theksuan gatishmërinë dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë.