Takim me përfaqësuesit e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë

09 Tetor 2024
SHARE

Sot, me datën 08.10.2024, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Sefedin Muçaj, bashkë me ekipin e menaxhmentit prodekanen për arsim, Prof.Asoc. Dr. Aurora Bakalli, prodekanin për shëndetësi, Prof. Dr. Naser Ramadani, si dhe prodekanen për financa dhe infrastrukturë Prof.Asoc. Miranda Stavileci, pritën në takim përfaqësuesit e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Studentët u përfaqësuan nga: Plaurat Krasniqi-deputet i Parlamentit Studentor, Albrim Rudi -Senator student, Buna Mustafa-deputete e Parlamentit Studentor, Leon Hajdari- përfaqësues i studentëve në Këshillin e Fakultetit, Agron Kukaj-nënkryetar i Këshillit Studentor, Ëmbla Gorani, Besfort Racaj, Erina Musliu dhe Sena Çiço-anëtarë të Këshillit Studentor.

  Në takim u shtjelluan disa sfida dhe çështje të rëndësishme për studentët, të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënie dhe mësimnxënie, me rregullimin e kushteve të punës, si dhe me organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.
Nga të dyja palët u zotua bashkëpunimi në vazhdimësi me qëllim të avancimit të cilësisë në mësim.