Ishte kënaqësi dhe nder të mirëprisnim ne si menaxhment i FM -UP vizitën zyrtare të dy ekspertëve ndërkombëtarë, Prof. Didier Pittet dhe Dr. Robert Skov, të shoqëruar nga Prof. Dr. Lul Raka. Diskutuam për arritjet më të fundit dhe strategjitë e avancuara për parandalimin e infeksioneve, duke theksuar rëndësinë e promovimit të higjienës së duarve si një masë kyçe mbrojtëse.
Prof. Didier Pittet është një ekspert i njohur në higjienën dhe kontrollin e infeksioneve, profesor në Universitetin e Gjenevës me fokus në epidemiologjinë spitalore. Ai zhvillon strategji për parandalimin e infeksioneve dhe promovon higjienën e duarve si masë kyçe mbrojtëse, duke qenë ish kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.
Dr. Robert Skov është specialist i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kopenhagës, duke u fokusuar në kërkimin e infeksioneve bakteriale dhe rezistencën ndaj antibiotikëve. Ai është kryetar i Shoqatës Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive (ESCMID).