Një takim miqësor dhe kolegial u mbajt me dy profesorët e nderuar të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Prof. Dr. Enver Roshi dhe Prof. Dr. Genc Burazeri, ekspertë në fushën e shëndetit publik dhe epidemiologjisë, si dhe me Prof. Asoc. Afrim Shabani, ekspertë në fushën e oftalmologjisë. Gjatë takimit, u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me sfidat dhe perspektivat në shëndetin publik, hulumtimet epidemiologjike dhe mundësitë për bashkëpunim akademik ndërmjet institucioneve përkatëse. Ky takim nënvizoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe ideve për të avancuar arsimin dhe kërkimin shkencor në fushën e mjekësisë.