Më 19 nëntor 2024, nga ora 11:10 deri në 13:10, u realizua vizita nga Ekspertët Vlerësues ndërkombëtarë dhe të Agjencisë Kombëtare të Akreditimit (AKA) në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë kësaj vizite, Ekspertët Vlerësues ndërkombëtarë: Mauro Zarrelli, Marija Vasilevska dhe Arianit Kransiqi nga AKA, të shoqëruar nga z. Besnik Loxha, Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës, zhvilluan një vizitë të detajuar të infrastrukturës dhe hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë. Ata vlerësuan kushtet e rëndësishme për zhvillimin e proceseve mësimore dhe kërkimore, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës për mbështetje të cilësisë akademike dhe për përmbushjen e standardeve të akreditimit.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite, u realizua edhe vlerësimi i proceseve akademike dhe administrative, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e akreditimit dhe ngritjen e nivelit të cilësisë në këtë fakultet.
Ky proces është një pjesë e angazhimeve të përhershme të Universitetit të Prishtinës për të siguruar dhe përmirësuar cilësinë akademike, duke u përshtatur me standardet më të larta ndërkombëtare.