ORCA- Monitoron mbarëvajtjen e provimit pranues ne FM

12 Tetor 2020
SHARE


ORCA ka monitoruar procesin e organizimit dhe përgatitjeve për provimet pranuese në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2020/2021, i cili ka zgjatur rreth 15 orë.
Puna intensive e një ekipi të tërë nga stafi akademik i këtij fakulteti, i kontribuon parandalimit të manipulimeve apo mashtrimeve përgjatë procesit.
ORCA përgëzon menaxhmentin e Fakultetit të Mjekësisë për mbarëvajtjen e të gjithë procesit, që nga fillimi i karantinimit të të gjithë pjesëmarrësve të dielën (04 tetor) në orën 18:00 e deri në shpalljen e rezultateve preliminare të martën (06 tetor).
Më shumë informata rreth zhvillimit të këtij procesi, mund t'i gjeni në raportin "Konklava e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës".

Raporti i ORCA-së